16 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova (VIDEO)

Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Funerali i Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare.

Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar. U njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te varri i presidentit historik.

Mbështesim arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Sërbi, thotë shefja e UNMIK-ut në Kosovë Ziadeh

Caroline Ziadeh ka marrë drejtimin e zyrës së UNMIK-ut në Kosovë.

Ajo vjen nga Libani për ta mbajtur pozitën e përfaqësueses së Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë.

“Pres me padurim të angazhohem me autoritetet e Kosovës dhe shoqërinë civile, si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë në Kosovë dhe rajon. Nën udhëheqjen time, UNMIK-u do të mbajë përkushtimin për të mbështetur institucionet dhe popullin e Kosovës në realizimin e një të ardhmeje më paqësore dhe prosperuese përmes promovimit të të drejtave të njeriut, ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve dhe fuqizimit të agjentëve të ndryshimeve pozitive, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë”, është shprehur ajo, transmeton Klankosova.tv.

“UNMIK-u do të mbetet i palëkundur në mbështetje ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe paqes e pajtimit afatgjatë”.

Gjukanoviq uron Mustafen

Kryetari i qeverisë se Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar telegram urimi homologut të tij kosovar Isa Mustafës me rastin e marrjes së kësaj detyre. Mali i Zi mbetet i përkushtuar në mënyrë të gjithanëshme të përforcimit të marrëdhenieve dypalëshe me Kosovën në të gjitha fushat e jetës që kanë interes reciprok duke vazhduar drejt qëllimit të të dy shteteve, rrugës Europiane dhe Euroatlantike. Kryeministri Gjukanoviq e sheh me rëndesi zgjedhjen e re të qeverisë së Kosovës si një hap të rëndësishem drejt ndërtimit të shoqerisë moderne të zhvilluar europiane.

 

Konferenca Trilaterale-video

Konferenca trilaterale Mali i Zi, Shqipëri, Kosove me temen bosht  “mundësite e zhvillimit të përbashket turistik dhe promovimi i prodhimeve” ka tubuar  përfaqesues eminent nga fusha e turizmit së tri shteteve. Fokusi i konferencës ishte analizimi dhe identifikimi i resurseve të përbashketa me qëllim të gjeneralizimit rajonal të prodhimeve turistike dhe promovimit të përbashkët.

 

Kosova me qeveri të re

Kosova sot bëhet me qeveri të re, një ditë pas mbledhjes konstituive të parlamentit të Kosovës ku kryetar i parlamentit është zgjedhur Kadri Veseli nënkryetar i Partis Demokratike. Mandatari Isa Mustafa ka paraqitur para deputeve ekspozeun duke theksuar se qëllimi i qeverisë është të përmbush obligimet që Kosova të bëhet anëtare e Kombëve të Bashkuara dhe e forumeve të tjera ndërkombetare, si dhe normalizimin e mardhënieve me Sërbine.

 

Mesazh i qartë

Kosova tash 5 muaj pas zgjedhjeve të qershorit bëhet me qeveri edhe kja eshte arritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vlerëson e përditeshmja vjeneze “Standard”. Gazeta apostrofon se Kosova edhe sot e kësaj dite varet nga direktivat e Washingtonit. Ambasadorja Amerikane në Kosovë Tresi An Xhejkopson, dy javë më parë u ka dhënë mesazh të qartë paritve kryesore politike, ka dalë në opinion dhe ka rekomanduar që mos ta prishin punen.

Isa Mustafa Kryeministër i Kosovës

Lideri i partisë demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa, mbrëmjen e kaluar, parimisht janë marrë vesht të formojnë qeverinë e kualicionit në krye të së cilës do të jetë Isa Mustafa.

Seanca konstituive sipas të gjitha gjasave do të mbahet nesër, të premten në të cilën pritet të zgjidhet kryeparlamentari. Mediat e Prishtinës njoftojnë se Hashim Thaçi do të jetë në krye të shtetit të Kosovës nga viti 2016 kur kryetaria e tanishme Atifete Jahjaga përfundon mandatin.

Kosovarët të pakënaqur

Shumica e shtetësave të Kosovës, mbi 72 %, shprehen “të pakënaqur” ose “shumë të pakënaqur” me mënyren e udhëheqjes së këtije shteti. Vetem 5 % të banorëve kanë deklaruar se janë të kënaqur, ose “shumë të kënaqur” me pushtetin në Kosovë, krahasuar me prillin e vitit 2014  atëherë kur 21 % janë shprehur të kënaqur.

Rreth 39 % tregojnë gadishmërinë e protestimit me motive politike ka dëshmuar hulumtimi i “pulsit publik” të organizuar nga UNDP dhe USAID .

  • 1

    Radio