Përfunduan procedurat për kredi

Kredia e marre nga Atllas Bankës në shumën prej 1.2 milion euro do të duhej të jetë operative  gjatë dy javëve në vazhdim. Procedurat e duhura për të marr kredinë tashmë kanë përfunduar. Pjesa më e madhe e ketyre mjeteve do të orjentohet për shlyerjen e borxheve përkatësisht të pagave të të punësuarve në administratën lokale, dhe në ndërmarrjet publike që është themëluese komuna.

Filipoviq pohon se është kryetar

Kryetari i posazgjedhur i sindikatave komunale në Ulqin, Vlladimir Filipoviq nëpërmes një komunikate që ka arritur në redaksinë tonë, pohon se ai është kryetari i ri i kësaj organizate të punëtorve. Filipoviq njëkohesisht njofton Shefki Keko Lamoviqin se ai në çdo cast eshte i mireseardhur në sindikatën komunale të Ulqinit, ku siç thuhet përher do të jetë i mirëpritur, që me këshillat dhe punën e tij të kontriboje në mirëvajtjen e të gjithë të punësuarve në teritorin e komunës së Ulqinit, që është interesi i pergjithshëm në këto vite të vështira nëpërmjet të cilës kalon ekonomija e Ulqinit dhe i tërë shtetit. Ka pohuar Filipoviq.

Ulqini në borxh 7.2 milion Euro

Deputetet dhe opozita konsiderojnë se nuk mund të tolerohen me borxhet e mëdha në komunat e Malit të Zi që me obligime të pashlyera kredi dhe borxhe tatimore arrinë në 350 milion euro. Gazeta Pobjeda shkruan, se ajo shifër nuk është përfundimtare me që borxhet e pashlyera janë më të larta. Borxhet e komunës së Ulqinit arrijnë ne 7.2 milion euro.

 

Pjesmarrja e qytetarëve

Komuna e Ulqinit do të duhej të promovonte mekanizmin e pjesmarrjes së qytetarëve në vendim marrje, qëndron në rekomandimin e qendrës për zhvillimin e organizatave joqeveritare në raportin e publikuar mbi menaxhimin e vitit të kaluar. Duhet harmonizuar vendimet ekzistuese dhe sjellë vendime të reja me të cilet avancohet bashkëpunimi me sektorin civil dhe pjesmarrja e qytetarëve në vendimmarrje, harmonizimin e faqes së internetit të komunës me personat që kanë të pamunit e dobësuar si dhe të botohen në faqen zyrtare aktet të cilat i miraton kryetari i komunes – theksohet ne raport.

 

  • 1

    Radio