KKSH uron Krishtlindjet

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre shqiptarë, ju uron gëzuar Krishtlindjet, duke ju dëshiruar shëndet, begati, zhvillim e prosperitet në familje e shoqëri.

Festat fetare për ne si shqiptarë janë të veçanta, sepse pëveç besimit, krijojnë harmoni e unitet kombëtar, për çka duhet të ndihemi krenar përpara gjithë botës.

Gëzuar e për shumë mot!

Kryetari,

Faik Nika

Video nga Maratona e Pavarsisë Shkodër-Ulqin

 Me rastin e 103 vjetorit të pavarsisë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizoi për të katërtin vit me rradhë Maratonën e Pavarsise, ku kësaj rradhe pikënisja ishte në Shkodër.

Para fillimit të maratonës u organizua një program modest, kurse fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Në këtë maratone morën pjesë 32 garues nga vende të ndryshme, bile edhe nga Amerika. Në vendin e tretë doli Emin Grajçevci nga Kosova, në vendin e dytë Dragolub Koprivica nga Mali i Zi, kurse i pari doli garuesi nga Shqipëria Ilir Këllesi.

Vendi i parë përfitoi 500 euro, i dyti 300 euro, i treti 200, dhe të tre morën dhurata mirënjohjeje nga KKSH dhe Komuna e Ulqinit.

 

KKSH URON DITËN E PAVARËSISË

E nderuara Presidente Jahjaga,
I nderuar Kryeministër Mustafa,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni
urimet ma të sinqerta me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kjo datë është e shënuar dhe e veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënoi një
fillim të ri për popullin e Kosovës, pas një mundi dhe sakrifice të cilën e dhanë për vendin e vet,
por të cilin e mirëpritëm edhe ne si shqiptarë.
Ne shqiptarët në Malin e Zi, vlerësojmë lart angazhimin Tuaj në zgjidhjen e problemeve me të
cilat ballafaqohet sot shteti i ri i Kosovës, si dhe kontributin për forcimin e institucioneve të
Republikës së Kosovës, në të mirë edhe të shqiptarëve në Malin e Zi.
Çdo arritje e shtetit të Kosovës, është sukses për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen, duke
përfshi edhe shqiptarët në Malin e Zi.

Me respekt,
Genci Nimanbegu
Kryetar i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi

  • 1

    Radio