KKSH URON DITËN E PAVARËSISË
Prej tvteuta17 February 2015
E nderuara Presidente Jahjaga, I nderuar Kryeministër Mustafa, Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni urimet ma të sinqerta me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kjo datë është e shënuar dhe e veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënoi një fillim të ri për popullin e Kosovës, pas një mundi dhe sakrifice të cilën e dhanë për vendin e vet, por të cilin e mirëpritëm edhe ne si shqiptarë. Ne shqiptarët në Malin e Zi, vlerësojmë lart angazhimin Tuaj në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet sot shteti i ri i Kosovës, si dhe kontributin për forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në të mirë edhe të shqiptarëve në Malin e Zi. Çdo arritje e shtetit të Kosovës, është sukses për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen, duke përfshi edhe shqiptarët në Malin e Zi. Me respekt, Genci Nimanbegu Kryetar i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi