Nimanbegu: Përkrah iniciativën e komunës dhe mësimet online

Sot përmes profilit në rrjetin social FB ka reaguar deputeti në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu i cili përkrah inicitivës e Komunës së Ulqinit dhe zhvillimin e mësimeve online për nxënës. Lexoni publikimin në të rësi:
” Infektimi me Covid dhe pasojat e saja po nderlikohen cdo dite ne Komunen e Ulqinit. Inicijativa e Komunes se Ulqinit per rritjen e masave duhet perkrahur nga te gjithe.  Rritja e masave shtrohet si domosdoshmeri dhe pergjegjesi ndaj situates. Shqetsimin per kete e kam percjellur edhe Ministrise duke u dakorduar me inicijativen e Komunes”.

Genci Nimanbegu: Pushteti dhe Shteti

Genci Nimanbegu: Reagim ndaj situatës së krijuar ndaj mbylljes se Komunes se Tuzit nga Qeveria e Malit të Zi.
Tekst autorial: Pushteti dhe Shteti
Pas intervistes Tv stacionit A1, dhe kësaj radhe jo me tweet, qytetarëve (si dhe udhëheqësve të tyre të zgjedhur) i bëhet me dije: “ Nuk ka loj me Shtetin, rregullat janë të njëjta për të gjithë, dhe për ato Komuna ku situata është e mirë si për ato ku është e keqe.” Qeveria Krivokapiq-Abazoviq, e ku për gabimin precedental e njehsojmë edhe ministreshën Boroviniq-Bojoviq dhe Galiq, dhe ndonjë nga PTHSH (prokuroria themelore e shtetit) janë Shtet. Me ato nuk ka lojra. Ato i kanë rregullat e njëjta për të gjithë!
Abazoviqi dmth Shtetin e barazon me Qeveri ose me vehten pasi ato që kan përcaktuar rregullat janë ato. A po ju duket e njohtur kjo? Çka është atëher populli, ndaj të cilit duhet ushtruar dhunë nëse nuk rrespektojnë rregullat. Kush duhet të trembet shtetit? Pasi që Shteti i ka jap rregullat e njëjta për të gjithë? Pasi që populli duhen të hesht dhe të mos luajnë me Shtet! Sepse Shteti është i drejt dhe të gjithë i trajton njësoj.
Në Konventën e Montevideos nga 1933, Mbi të drejtat dhe detyrat e Shtetit thuhet: Shteti është subjekt i drejtës ndërkombëtare i cili ka këto cilësi: (a) popullsinë e përhershme (b) territorin e definuar (c) Qeverinë (ose Pushtetin) dhe (d) kapacitet që të kryejnë mardhënie me shtete tjera.
Nuk jeni ju Shtet, Shtet janë edhe populli në Mal të Zi, dhe nëse nuk më besoni mua besoni Montevideos. Si ato në Berane dhe ato në Tuz dhe Cetinë, si dhe të gjithë ato 620,000 sipas Monstatit dhe 189,000 që jetojnë në Podgoricë.
Si dhe ato që kanë situatë të mirë dhe të keqe. Nëse infektimi paraqitet në Tuz (mars 2020) ato plotësisht mbyllen, Kur infektimi paraqitet në Podgoricë, ku infektimi nga Nëntori nuk ulet më pak se 1200 nga ISHP-ja, atëherë prap Tuzi mbyllet. Asnjë ditë me më pak se 3,000 të infektuar dhe së paku 100 të infektuar në ditë në Podgoricë në më se 100-ditët e fundit! Ato shkonë në Tuz, por edhe në Kollashin. Pra, Kollashini gjithashtu mbyllet? Pasi që rregullat janë të njëjta për të gjithë. Ja pra që nuk janë të njëjta. Precedenti i bëhet Tuzit, së pari herë pa shpallje të rregullave, pa afat hyrjes në fuqi prej 24 apo 48 oresh. Se çka mendon Shteti lexon Galiqi.
Pranojeni keni gabuar, mos kërcnoni me Shtet, mos i ndigjoni apo dhe mos jeni politikan që nuk kan guxim të jenë të drejt dhe për drejtësi vetëm arsye të F..King votimeve të Nikshiqit dhe paraqykimeve dhe ndarjeve të trashëguara. Bëhuni të drejt dhe për drejtësi bëjeni një hap mbrapa.
Pasi që arrestimin e atyre që duan të punojnë, ngitja e aktpadisë për arsye të mbrojtjes së popullsisë së vet nuk e bën Shteti, e bënë Pushteti ose Qeveria MZ, që të mos e emroj me mbiemrin e dymbëthjetëve. Plus këtu ndonjë PTHSH (ODT)
The tani shifni se kush luan me Shtet, bile kush po luan dhe si po luan.
Shpreh keqardhje që më heret nuk e kisha informatën që kolegu Milan Knezheviq pati gadishmëri me ardh në Tuz, ai pati përgjegjësi dhe solidaritet të vij dhe të ndihmojë që të arritet deri te zgjidhja e përshtatëshme për të gjithë. Jam i sigurt që Milani sikur edhe unë do të pritej me duartrokitje nga populli i Shtetit tim dhe të tij.
Shtetit asgjë nuk do ti mungonte, këte të jeni të sigurt. Është dasht që të vinte pasi që populli ishte aty. Populli nuk ka mjete dhune si Pushteti, por kan kurajo dhe përgjegjësi të reagojnë në rregulla diskriminuese.
Në realitet, kur dikush luan me Shtet, dhe në këtë loj shteti është i padrejt atëherë Shteti nuk do të vlej as edhe një bathë.

 

B.Çoba

Nimanbegu zgjedhet nënkryetar i Këshillit për turizëm dhe bujqësi – Na duhen plane te qendrueshme (video)

Sot në Kuvendin e Malit te Zi është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapsinorë, në të cilën deputeti Genci Nimanbegu është emëruar për nënkryetar të këtij këshilli.  Deputeti Nimanbegu i ftoi anëtarët e këshillit për bashkëpunimin më të mirë të mundshëm, duke theksuar se problemin e bujqësis në Mal të Zi duhet ta zgjidhin së bashku.

Nimanbegu në mbledhje tha se numri i cili tash është i evidentuar në 3.314 shfrytëzues të drejtës për marrjen e kompenzimit të pleqësisë, në Mal të Zi është shumë më i lartë, por amvisëritë  janë të vogla dhe të shpërndara, kurse shumë nga bujqit kanë punuar diku ose kan pasur të ardhura tjera dhe nuk kanë pasur të drejtë ta shfrytëzojnë këtë kompenzim.

“E theksoj këtë sepse sot ndër pikat e rendit të ditës së këtij takimi ishte edhe Propozim ligji mbi ndryshimin e Ligjt për bujqësi dhe zhvillim rural i propozuar nga një grup deputetësh në pushtet dhe i cili parasheh ndryshimin e nenit 24, me të cilin do të bëhet rritja e kompenzimeve të pleqërisë e cila nga 1 korriku i këtij viti parashihet të rritet nga 72,89 euro në 102,03 euro. Unë si deputet e kam përkrahur këtë propozim ligj dhe kam theksuar se asnjë njeri racional nuk mund të ketë diçka kundër, por duhet ta përkrahim.

Ne duhet të punojmë së bashku dhe të gjejmë mënyrën se si duhet të lidhim atë që te ne është konkuruese dhe që mund të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate, e kjo është turizmi dhe bujqësia. Kjo është edhe çështja kryesore e këtij këshilli dhe ne duhet të përforcojmë qasjen dhe rrolin tonë si deputet, sepse për mua është tejet dështuese ajo që ka deklaruar ministri Stijoviq që dikush për 10 vite ka marrë 400 ose 500 mijë euro, pa i kontrolluar askush, kurse neve si deputet japim llogari për çdo para a e kemi marrë në mënyrë të ndershme apo të pandershme” – deklaroi Nimanbegu në mbledhjen e Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapsinorë.

Nimanbegu: Qytetarëve u duhet drejtësia, barazia dhe sundimi i ligjit

Sot në prag të votimit për qeverinë e re të Malit të Zi, në diskutimin përfundimtarë mbi kabinetin qeveritar të propozuar nga mandatari Krivokapiq, fjalën e rastit e ka kërrkuar edhe deputeti Genci Nimanbegu.  Ai  në diskutimin e tij tha se nuk do të votojë për këtë qeveri për shkak të arsyeve të theksuara më parë, por theksoi se   duhet  bërë reformë në shoqëri dhe duhet të forcohet dialogu.

“Është e qartë se Mali i Zi është në një udhëkryq politik, por jo në ndonjë udhëkryq historik dhe jetësor. Kjo është vetëm një nga fazat e rrugës sonë politike që e kemi nisur  në vitet 1990, me zgjedhjet e para shumëpartiake, kurse  sa i përket partive politike shqiptare që nga viti 1998, kur lirisht mund të themi se jemi larguar  nga disa ideologji totalitare dhe komuniste. Qeverinë që padyshim do të marrë mbështetjen e këtij parlamenti sot, lista shqiptare e quajtur “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, nuk mund ta mbështesë atë për arsyet që I kam theksuar  qartë këtu. Fakti që nuk mund ta mbështesim nuk do të thotë se kemi shumë kundër ndryshimeve në Mal të Zi. Ato ishin të domosdoshme, shoqëria jonë ka nevojë për shërim. Por, edhe jashtë dialogut tim politik, dua të porosis  edhe  përfaqësuesit e serbëve etnikë, malazezëve etnikë, boshnjakëve, shqiptarëve dhe myslimanëve, të gjithë atyre që ndihen kosmopolitë: Nëse nuk e përdorim këtë mundësi për të forcuar dialogun tonë politik, nëse nuk e përdorim këtë mundësi për të bërë reformën  brenda nesh, e kjo  për komunitetin politik shqiptarë do të thotë se “Lista e Shqiptare” do të përpiqet  që periudhën  e ardhshme ta përdor  për tu homogjenizuar rreth  deklarimit të saj politik. Kjo do të thotë që ne do të udhëheqim qartë politika të përgjegjshme, me të cilat do të kemi kredibilitet,  do të jemi  më demokratikë dhe  me shembullin tonë personal  do të tregojmë se si duhet të udhëheqet politika. Pavarësisht se sa deputetë janë këtu që do të vrapojnë, qoftë në  kuptimin demagogjik ose në aspektin kombëtar, mesazhi është i qartë: qytetarëve të Malit të Zi u duhet  drejtësia,  ata kanë nevojë për barazi dhe ata kanë nevojë për sundimin e ligjit. Se a do ta shfrytëzojë kjo  qeveri  këtë,  unë kam dyshimet e mia personale, sepse është shumë heterogjene. Por   gjithsesi  të gjithë ne kemi nevojë për  dialog dhe të gjithë duhet ta vlerësojmë atë dialog”, tha deputeti Nimanbegu.

Nimanbegu: Nuk jemi antievropian, as nuk jemi nga shekulli I kaluar, por kemi kurajo dhe vendosmeri dhe nuk e votojme këtë ligj

Sot në  seancën e Kuvendit  të Malit të Zi në rend të ditës ishte diskutimi mbi Propozimligjin për martesat e gjinive të njëjta të cilën e ka propozuar Qeveria e Malit të Zi. Diskutimet por edhe përkrahja lidhur me këtë pikë ishin mjaft  të ndara, kurse të vendosur  se nuk do të përkrahin këtë pikë ishin edhe deputetët e partive të pakicave. Nënkryetari I Kuvendit  Genci Nimanbegu, në lidhje me këtë pikë është deklaruar kundër në emrin e tij por edhe të përfaqesuesve të klubit të pakicave.

Nimanbegu deklaroi  se duhet  të themi qartë qëndrimin  lidhur me këtë propozimligj, por më parë duhet  të bëjmë  një retrospektivë  kur janë në pyetje të drejtat e njeriut.

“Kujdo qe I kujtohet  prajd parada  para 7 vitesh dhe sot, duhet  të vërrtetojë se të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popullatës lgbt  janë avancuar. Para 7 vitesh për mbajtjen e një parade të tillë është dashur një mori policësh  dhe qindra mijëra euro që të shpenzohen që të mbrohet  siguria nga diçka që njerëzit duhet  ta kenë,  të drejten për të deklaruar qendrimin e vet. Besoj që sot në Mal të Zi nuk është më kjo çështje aktuale, nuk është temë  dhe të gjithë duhet të pajtohemi se të drejtat e bashkësive nuk  duhet të rrezikohen, dhe ne nga klubet e partive të popujve pakicë e kemi treguar këtë me mos aktivitetizimin tonë në diskutime, por edhe me mos shprehjen e zërit të urrejtjes ndaj një bashkësie për të cilën ne mendojmë se është krejtësisht ndryshe nga ajo që ne duam.

Ajo që neve na ndalon të votojmë këtë ligj,  sipas mendimit tim është  sepse  ai është institucion I martesës dhe për mua si individ dhe për bashkësinë nga e cila vij, martesa është bashkësi në mes të burrit dhe gruas. Sa u përket ligjeve kundër diskriminimit, ne I përkrahim ato akte dhe mua personalisht më vjen keq se Qeveria edhe pse e din se klubi I partive të pakicave nuk e perkrah këtë propozimligj, e ka procesuar këtu, dhe le të jetë e qartë se ajo e ka bërë këtë sepse disa parti në statutin e vetë e kanë obligim që ta përkrahin, dhe le ta bëjnë këtë, neve nuk na pëngon, por jo të na akuzojnë neve që jemi antievropian dhe që  jemi nga shekulli I kaluar. Mali i ZI mund të mbrohet vetëm me sundimin e ligjit, popujt pakicë në Mal të Zi konsiderojnë se prioritetet tona në këto momente janë ndryshe. Ne dëshirojmë barazi në punësim, barazi në arsim dhe barazi  në çdo hap. Bashkësitë tona kanë treguar se kemi fuqi, kemi urtësi të dalim nga problemet dhe refuzimi I këtij akti nga ana e partive të pakicave nuk do të thotë jo Evropes, por do të thotë se kemi mjaft kurajo dhe vendosmëri që të shprehim qëndrimet tona të cilat janë të qarta”, tha deputeti Nimanbegu gjatë diskutimit të sotëm në këtë temë./TV Teuta

Nimanbegu: Duhet te mbeshtetet bujqesia dhe turizmi

Gjate seances se Kuvendit te Malit te Zi, te mbajtur me 28 maj2020, deputeti i Forces Genci Nimabegu  i ka shtruar dy pyetje nënkryetarit te Qeverise Millutin Simoviq lidhur me lehtesimin e masave qe lidhen me turizem dhe bujqesi.   Nimanbegu pyetjen e pare ia dedikoi  prodhuesve bujqesore, duke theskuar  se duhet te mbeshtetet bujqesia  vendore per te  bere prodhime te shendetshme.  Ai poashtu potencoi  ceshtjen e  kontrollimit te sterpikjeve te prodhimeve vendore, te cilat duhet te ndihmohen ne menyre qe ato te jene sa me te shendetshme per banore sepse shpesh mund te krijohet pershtypja se prodhimet mund te jene tejet te sterpikura, sidomos ato te cilat importohen. Ne pergjigjen e tij nenkryetari Simoviq tha se cdo prodhues eshte i obliguar te beje kontrollin e bimeve qe prodhon dhe duhet te respektoje daten e trajtimit me pesticide me ate te qitjes se prodhimeve ne treg. Kur  eshte ne pyetje kontrollimi I prodhimeve te importuara, Simoviq tha se ne kete periudhe u eshte ndaluar qitja ne tregun e Malit te Zi mbi 1511 tone prodhime te ndryshme.

Pyetjen  e dyte  deputeti Nimanbegu  ia dedikoi  sezonit  turistik, duke i sugjeruar  qeverise qe te formoje nje pako kreditore   me kamaten  zero per te ndihmuar objektet hoteliere  dhe akomodimet private qe te tejkalojne krizen e ketij viti.  Nimanbegu  tha  se  duhet  ti jepet ndihmese shume me teper sektorit privat kur eshte ne pyetje turizmi  sepse ata perbejne pjesen me te madhe te sherbimeve dhe akomodimeve per turiste.

Nenkryetari Simoviq tha se ne kuader te Trupit koordinues nacional jane formuar 7 shtabe operative, e njeri nder ta eshte edhe shtabi operativ per ekonomine turistike, qellimi i te cilit eshte ballafaqimi ne menyren me te mire te mundshme me pasojat e pandemise ne sektorin e turizmit. Simoviq tha se Mali i Zi nga turizmi gjate vitit te kaluar ka vjelur te ardhura prej mbi nje milard e dyqind mije euro dhe ajo nuk mund te krahasohet, sepse ne periudhen e njejte  te vitit te kaluar nga turistet e huaj Mali i Zi ka pasur te ardhura prej 207 milion euro. Edhe pse ky vit parashikohej te jete me i mire, situata e pandemise i ka nderprere te gjitha, tha Simoviq.  Ai poashtu tha se ne pakon e trete te masave, do te vendosen linjat kreditore, jo vetem per likuiditet por edhe per pergatitjet e sezonit, duke theksuar se ka nje dallim te madh ne mes te atyre te cilet turizmin e kane veprimtari primare dhe atyre qe turizmin e kane veprimtari shtese dhe te gjithe duhet te japin mbeshtjetjen e vete, kurse ata qe presin mbeshtetje duhet te shikojne paraqitjet e tyre tatimore, sepse ato do te jene baze per analiza.

Nimanbegu pas pergjigjes se nenkrzetarit Simoviq, theksoi perseri nevojen per te ndihmuar qiradhenesit privat duke ju mundesuar marrjen e nje kredie e cila do te ju garantoje qe familjet e tyre te kene mbijetesen ekonomike, kurse kthimi i atyre  mjeteve te jete vite me radhe qe te mos e rendoje buxhetin familjare ne te ardhmen.

Nimanbegu: Peshkimin duhet ta mbrojmë me çdo kusht si vlerë tradicionale

Gjatë séances së Kuvendit të Malit të Zi, perms pyetjeve tëdeputetëve,nënkrzetari I Kuvendit dhe deputeti I Forcës Genci Nimanbegu I është drejtuar Ministres së ekonomisë Dragica Sekuliq duke shpalosur problematikën e hulumtimeve të naftës në detin malazias, gjegjësisht në rivijerën e Ulqinit.

“Na tregoni se cilat janë rreziqet dhe masat e mbrojtjes të cilat do ti marrë qeveria në  rast se do të  vendosen në punë shpuarjet e naftës në nëndetin e Malit te Zi, saktësisht para rivijerës së Ulqinit? Edhe pse e dimë që në detin tonë disa herë janë  bërë  hulumtimet dhe është cekur se qeveria do të përdorë  sistemin e Norvegjisë, është më se e nevojshme të na tregoni  se cilat do të jenë mirësitë për shtetin dhe për vetëqeverisjen vendore por edhe masat e mbrojtjes te cilat qeveria mund ti kete para vetit.  Unë dua të theksoj që kontrata e cila është nënshkruar me kompaninë Eni -Novatek e cila është bërë në vitin 2016 në këtë kuvend dhe është votuar në vitin 2016, ne nuk e kemi përkrahur në atë moment,posaçërisht edhe për arsye që besojmë që nuk ka qenë mjaft e spjeguar, as  benefitet apo mbrojtja nga rreziqet eventuale që mundet të ketë bregdeti I MZ dhe mos harroni komuniteti jonë jeton tërësisht nga turizmi edhe nëse në nivelin e Malit të Zi turizmi paraqet 20 përqind të ekonomosë,  në nivelin e komunës sonë tëUlqinit unë besoj që turizmi është diku mbi 50 përqind të ekonomisë dhe cdo rrezik potencial në zhvillimin e turizmit e konsiderojmë si  rrezik për zhvillimin tone si komunitet”, deklaroi Nimanbegu ne diskutimin e tij.

Ng ana tjetër, Ministrja Sekuliq tha se nëdetin Adriatik ka mbi 1500 shpuarje dhe se të gjitha vendet në rajon të cilat merren me turizëm, merren poashtu edhe me procesin e hulumtimit dhe eksploatimit të hidrokarbureve, kurse Mali I Zi është vendi I vetëm I cili nuk e ka valorizuar këtë pasuri minerale. Ministrja theksoi poashtu se edhe perkundër dëshirësoër valorizimtëkësaj pasurie, këtë do ta bëjmë në mënyrë të mënçur dhe të qëndrueshme duke I marrë të gjitha masat e mbrojtjes. Ajo paralajmëroi sesëshpejti do tëvijë në rendtë ditës në Kuvend edhe Ligji mbi sigurimin e operacioneve me hidrokarbure, sipas rregullave dhe praksës së UE-së.  “Anija Polar expresnga Norvegjia akoma gjendet ne detin tonë dhe është  duke I kryer  3D xhirimet sizmike dhe deri tani nuk është evidentuar asnjë incident apo problem, kurse shpuarjet e para hulumtuese  presim të fillojnë në vitin 2020”, tha ministrja Sekuliq.

Nimanbegu përsëriti qëndrimin e tij se duhet të kujdesemi  për mirëvajtjen e procesit gjallorë, turizmit, ekonomisë, etj. duke theksuar nevojën e themelimit  të një Fondi për kompenzim në rast të fatkeqësisë. “E di që në kontratën e cila është e nënshkruar në Ligjin mbi hidrokarbure flitet për fond të kompenzimit,  por ndoshta është koha të mëndojmë  mirësa është ky fond,  sa është përqindja, si do të kompenzohen ata që eventualisht do të kenë efekte negative nga ky hulumtim,  duke  e ditur që peshkatarët e Ulqinit dhe Tivarit kanë refuzuar ndoshta të kompenzohen  në vlerë prej 170 mijë euro nga dëmet që do të kenë që nuk gjuajnë këto ditë dhe besoj që ky  është një sinjal që shteti edhe pse jemi në ekonominë e lirë të tregut, duhet të marrë masa për mbrojtjen e aktiviteteve  ekonomike tona dhe unë  besoj që sidoqoftë, si peshkimi, si turizmi, janë aktivitete të cilat ne I kemi  tradicionalisht të zhvilluara dhe duhet ti mbrojmë me çdo kusht”, përfundoi  nënkryetari  Nimanbegu.

Nimanbegu:Cdo ndertim ne Rumi eshte provokim ndaj popullates. Dikush ketu e konsideron veten mbi Ligj

Lidhur me aktivitetet e fundit te cilat po zhvillohen ne maje te malit te Rumise, murosja e kishes nga metali te vendosur nga kisha ortodokse serbe, sot permes institucionit te pyetjes se deputetit, nenkryetari I Parlamentit te Malit te Zi Genci Nimanbegu ka parashtruar pyetjen drejtuar Ministrit per zhvillim te qendrueshem dhe turizem Pavlle Radulloviq. Nimanbegu ka kerkuar qe ceshtje e ndertimit te nderprehet, duke shtuar se ne kete menyre dikush e konsideron veten mbi Ligj. Nimanbegu ne pyetjen e deputetit tregon edhe shkresen e drejtuar kesaj ministrie me daten 13.10.2018 me te cilen e ka njoftuar ministrine ne fjale mbi keto punime dhe e cila qarte tregon se per keto punime askush nuk ka paraqitur asnje kerkese dhe sipas ministrise “ne lokacionin e permendur nuk zhvillohen punime ndertimore “.

Pyetjen ne tersi mund ta lexoni me poshte, kurse pergjigje do te jete ne seancen e radhes te Kuvendit te Malit te Zi e cila fillon te merkuren me 24.10.2018.

2314-00-61-2-18-174

Nimanbegu takohet me senatoren franceze

Nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu gjate aktiviteteve te punes eshte takuar me senatoren franceze Helene Conway-Mouret (Elen Konvej-Mure) me c’rast ata kane shkembyer mendimet e veta lidhur me bashkepunimin e grupit te miqesise se Parlamentit malazias me Senatin francez dhe Kuvendin popullore te Frances.

Nenkryetari Nimanbegu ka shprehur interesimin qe Mali I Zi te behet anetare e Unionit te shteteve frankofone, kurse ne fokus te bisedimeve ishte edhe bashkepunimi I metejshem me Francen ne aspektin e integrimeve euroatlantike.

Gjate takimit eshte biseduar edhe per avancimin e maredhenjeve  ne fushen e turizmit si dhe mbi planifikimet hapesinore, me c’rast nenkryetari Nimanbegu ka theksuar se fatkeqesisht sistemi I planifikimit hapsinore eshte I centralizuar.

NIMANBEGU: POLITIKANËT NUK DUHET TË BARAZOHEN DHE TË NJOLLOSEN PA FAKTE

Gjatë një interviste për TV Teuta  nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegu,  deklaroi se këtë post do ta ushtrojë në emër të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të atyre që e votuan koalicionin “Shqiptarët të vendosur” por, theksoi Nimanbegu “nuk jam deputet I atyre strukturave politke shqiptare të cilat kanë keqpërdorur pozitat e veta dhe për interesa vetjake e kanë djegur votën”.

“Me keqardhje them se subjektet politike shqiptare në parlament janë të përfaqësuar  vetëm me një deputet por kjo duhet të reflektojë tek votuesit se kujt ia kanë dhënë përkrahjen sepse nuk mund te ecim përpara si shoqëri nëse nuk keni kërkesa të qarta, nëse nuk keni qëndrime të qarta, nese nuk keni etike njerëzore,poilitke dhe morale për të përfaqësuar.

Përfaqësimi është besimi që ju jep populli dhe është mëkat I madh që ai besim të keqpërdorohet, por ne këtë besim jemi të vendosur që do ta kthejmë me rezultate”, vlerësoi Nimanbegu.                                                                                                                                         Sa I perket rritjes se numrit te punesimit të shqiptarëve në institucione shtetërore, e cila deri më tani rezulton shumë e ulët, Nimanbegu theksoi se me anë të marrëveshtjes kanë arritur që të kenë një përqindje të pjesëmarrjes se ushtrimit të pushtetit, gjë e cila do të ndikojë në rriten e punësimeve në institucionet shtetërore përmes emërimeve, por do të insistojnë që në çdo institucion publik të rritet dukshëm numri I të punësuarve shqiptarë.                                   Nimanbegu poashtu vlerësoi se tani është mundësia që të realizohen kërkesat e kahmotshme dhe më pas të fokusohen tek problematikat e radhës, duke I ftuar edhe mediat dhe intelektualet që të jenë më të hapur dhe mos të bëjnë barazimin dhe njollosjen e të gjithë politikanëve në mënyrë të përgjithshme:  “Realizimi I kërkesave tona politike do të bëjë që një  seri e problemeve të shumëkohshme kur të zgjidhet do të na jap mundësi që të fokusohemi tek çështjet tjera.

Forca e re demokratike ka pasur momente kur ka pasur shumë më tepër vota, por tani kemi mundësi që të realizojmë kërkesat tona politike në bazë të së cilës edhe jemi themeluar.

Votuesi shqiptarë duhet të ngrisë besimin tek subjektet shqiptare por edhe tek vetvetja, sepse nuk është e mundshme që cdo gjë të zgjidhet nga një subjekt politik dhe nga një individ. Duhet e gjithë shoqëria, mediat por edhe intelektualët të cilët shumë pak ndihen për disa aspekte të politikës, apo kanë frikë me emër ti quajnë ata të cilët ndikojnë negativisht apo pozitivisht në skenën politike shqiptare, por në një mënyrë të përgjithshme I barazojnë të gjithë. Ata duhet të jenë më të hapur, të flasin me emra, me fakte konkrete, sepse njollosja e liderëve politik shqiptarë në afat të gjatë nuk na kontribuon neve kur është pa fakte, por I kontribuon atyre të cilët nuk duan realizimin e qëllimeve tona politike”-deklaroi nënkryetari Nimanbegu.

Nënkryetari Nimanbegu vlerësoi se për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi duhet të veprohet në të gjitha sferat e shoqërisë, duke u fokusuar të gjithë në punën e vetë dhe atë çdo ditë ta punojnë sa më mire që munden sepse vetëm me atë qëndrim dhe ato synime mund të themi se do të përmirësohet pozita e shqiptarëve.

NIMANBEGU: RROK MIRDITA NE SHPIRT KISHTE KOMBIN DHE PAQEN NJEREZORE

                           KONFERENCËS IPESHKVNORE TË SHQIPËRISË

                          ARKDIOQEZËS METROPOLITANE TIRANË-DURRËS

MESAZH NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË IMZOT RROK MIRDITA

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë e pranuam ndarjen nga jeta të imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkv Metropolit i Arkdioqezës Tiranë-Durrës.

Imzot Rrok Mirdita, jo vetëm që ishte prijës fetar i konfesionit katolik, por edhe një veprimtarë i madh i kombit shqiptar, një shembull të cilin duhet ndjekur.

Ai pa u lodhur asnjëherë u mundua që përmes meshave dhe predikimieve të ndryshme fetare dhe zyrtare, të kontribuojë në paqen shpirtërore tek të gjithë njerëzit duke mos bërë asnjë lloj dallimesh, sepse ai kishte në shpirtë kombin dhe paqen njerëzore.

Ne shqiptarët në Mal të Zi, kemi një konsideratë të posaçme dhe jemi krenar për veprën e Tij ,sepse Ai edhe pse jetoj dhe veproi në Shqipëri, ishte pjesë e komunitetit tonë, pasi ka lindur në Kllezën të Ulqinit.

Me këtë rast në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të zi, dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, klerit dhe të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, për humbjen e Imzot Rrok Mirditës.

U preft në paqe!

Me nderime,

Genci Nimanbegu

Deputet dhe Kryetar i KKSH-së

Video nga Maratona e Pavarsisë Shkodër-Ulqin

 Me rastin e 103 vjetorit të pavarsisë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizoi për të katërtin vit me rradhë Maratonën e Pavarsise, ku kësaj rradhe pikënisja ishte në Shkodër.

Para fillimit të maratonës u organizua një program modest, kurse fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Në këtë maratone morën pjesë 32 garues nga vende të ndryshme, bile edhe nga Amerika. Në vendin e tretë doli Emin Grajçevci nga Kosova, në vendin e dytë Dragolub Koprivica nga Mali i Zi, kurse i pari doli garuesi nga Shqipëria Ilir Këllesi.

Vendi i parë përfitoi 500 euro, i dyti 300 euro, i treti 200, dhe të tre morën dhurata mirënjohjeje nga KKSH dhe Komuna e Ulqinit.

 

  • 1

    Radio