Ministri Gjeka u takua me përfaqësuesit e Këshillave kombëtare në Mal të Zi

“Popujt pakicë dhe komunitetet e tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi kontribuojnë në stabilitetin, paqen dhe përparimin e Malit të Zi, kjo është dëshmuar shumë herë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë,” tha Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fatmir Gjeka në një takim me përfaqësuesit e këshillave të pakicave dhe të bashkësive të tjera kombëtare pakicë.
Ministri Gjeka diskutoi me bashkëbiseduesit për sfidat aktuale, por edhe problemet me të cilat u përballën në periudhën e kaluar.
Që nga themelimi i tyre, Këshillat kanë punuar për integrimin më të suksesshëm të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në shoqërinë malazeze, me qëllim të përfshirjes së të gjitha veçorive, trashëgimisë kulturore dhe vlerave të tyre. Megjithatë, sipas tyre, ka sfida të shumta në punën e tyre, ndër të cilat më e madhja është statusi i tyre, i cili në një të ardhme të afërt duhet të zgjidhet ligjërisht dhe më pas vetë funksionimi i këshillavepër shkak të mjeteve financiare që marrin.
Përfaqësuesit e këshillave theksuan problemin e ndarjes së fondeve në konkursin e Fondit për realizimin e të drejtave të popujve pakicë, duke theksuar shpërndarjen e pabarabartë të tyre. Ata besojnë se Komisioni që vendos për financimin e aplikacioneve për projekte duhet të përbëhet nga përfaqësues të pakicave dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në mënyrë që të përcaktohen më mirë prioritetet. Ata gjithashtu ofrojnë të gjithë logjistikën e nevojshme për të përmirësuar situatën aktuale sepse besojnë se mund të përfaqësojnë personalisht më së miri prioritetet dhe nevojat e komunitetit të tyre.
Në pjesën e bashkëpunimit me Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, këshillat kërkuan mirëkuptim në lidhje me afatin e dorëzimit të raporteve përfundimtare, në mënyrë që ato të plotësohen dhe dorëzohen pa tejkaluar afatet, siç ka qenë deri tani.
Ministri Gjeka falënderoi të gjithë për iniciativat për përmirësimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe tha se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave mbetet një partner i besueshëm për të gjithë aktorët që përpiqen të përmirësojnë më tej shoqërinë malazeze, të zhvillojnë karakterin ndërkulturor të Malit të Zi dhe të kontribuojnë në rrugën e zhvillimit të Malit të Zi.
Lidhur me sfidat e njohura të këshillit, ministri Gjeka tha se do të bëjë gjithçka që ka për të mundësuar funksionimin normal të tyre.

KKSH uron Krishtlindjet

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre shqiptarë, ju uron gëzuar Krishtlindjet, duke ju dëshiruar shëndet, begati, zhvillim e prosperitet në familje e shoqëri.

Festat fetare për ne si shqiptarë janë të veçanta, sepse pëveç besimit, krijojnë harmoni e unitet kombëtar, për çka duhet të ndihemi krenar përpara gjithë botës.

Gëzuar e për shumë mot!

Kryetari,

Faik Nika

Kryetari i KKSH-së i dorëzon simbolet kombëtare shqiptare kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi

Kryetari I KKSH-së Faik Nika se bashku me sekretarin e këshillit Lindon Gjelaj dhe deputetin Genci Nimanbegun sot ishin në takim zyrarë te kryetari I Kuvendit te Malit të Zi Aleksa Beçiq. Në këtë takim ata I dorëzuan kryetarit Beçiq simbolet kombëtare të shqiptarëve: Flamurin, Himnin kombëtarë dhe etalonin e stems, të cilat më gjatë do të ruhen në Kuvendin e Malit të Zi.

Kryetari Nika për këtë takim u shpreh I kënaqur sepse është arritur të  realizohet një akt final i respektimit të Ligjit për simbolet kombëtare, i cili përcakton se shembujt e simboleve kombëtare të pakicave ruhen në Kuvendin e Malit të Zi, kështu që nga këto momente simbolet kombëtare të shqiptarëve(Flamuri, Himni kombëtar dhe Etaloni i stemës) do të gjenden të ruajtura në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi.

“Për shqiptarët kjo është një ditë e veçantë sepse shënon plotësimin e një prej kërkesave tona themelore në promovimi dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Poashtu në takim u diskutua edhe për çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen sot shqiptarët në Malin e Zi në përpjekje për ruajtjen nga fenomenet e asimilimit dhe emigrimit”, theksoi Nika.

Gjatë këtij takimi Kryetari Beçiq ka theksuar se të gjithë pjesëmarrësit e jetës olitike duhet të kontribuojnë në krijimin e kushteve në të cilat pjestarët e popujve pakicë do të realizojnë të drejtat e veta. Beçiq ka lavdëruar pjesëmarrjen aktive t Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi, duke vlerësuar se në këtë mënyrë ata i kontribuojnë ndërtmit të harmonisë multinacionale dhe multifetare.

„Obligimi ynë I përbashkët është që të ndrtojmë ura të bashkëpunimit, sepse vetëm Mali I Zi I qytetarëve, mund të jetë Mal I Zi I forte, theksoi Beçiq.

Sipas Ligjit për zgjedhjen dhe përdorimin public të simboleve kombëtare: etalonin e stemës, flamurin dhe hymnin e vërrteton Këshilli kombëtarë I popujve pakicë dhe ruhen te kryetari I Kuvendit të Malit të Zi.

  • 1

    Radio