Mehmet Kraja: Abazoviq mund të jetë kosmopolit, por jo përfaqësues i interesave shqiptare

Kryeakademiku i Kosovës, Mehmet Kraja, i pyetur rreth mundësisë që Mali i Zi për herë të parë të ketë një kryeministër shqiptar, duke iu referuar mundësisë që zëvendëskryeministri aktual Dritan Abazoviq të marrë drejtimin e Qeverisë së këtij vendi, ka thënë se ai nuk është shqiptar sepse nuk ka votues shqiptar dhe rrjedhimisht nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve atje.

Sipas tij ai mund të jetë një person kosmopolit por assesi një përfaqësues i interesave të shqiptarëve.

“A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua sepse jam prej Malit të Zi? S’ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë! Problemi për mendimin tim është se pse është shqiptar Dritan Abazoviqi? Ai ka lindur në Ulqin, por ai nuk e ka votuesin shqiptar. Ju e dini apo nuk e dini këtë? Ai ka votuesit kryesisht malazezë dhe boshnjakë. Prandaj, ai mund të jetë kryeministër, por do të jetë një kryeministër i Malit të Zi kosmopolit, që nuk është shqiptar. Nuk dua t’ia mohoj unë nacionalitetin, është çështje krejt individuale e tij por duhe të them një gjë: Po të ishte aq shqiptar sa e mendoni ju, ai nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Malin e Zi”, ka thënë Kraja në “Prime” të RTK-së.

Burimi: rtk.live.com

Fronti Demokratik: Abazoviq kërkon pozitën e kryeministrit të Malit të Zi

Njëri nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Milan Knezeviq, njoftoi se partia e tyre do të zbulojë të hënën një platformë për tejkalimin e krizës politike. Ajo përfshin zgjedhjen e një qeverie të re.

Knezeviq i bëri thirrje liderit të URA-s që mos t’i bashkohet opozitës për ndryshime të reja në postin e kryeministrit, por edhe në iniciativa të tjera, raporton b92.

“Nuk është e vërtetë që FD-ja ka hequr dorë nga riformatimi i qeverisë. Përkundrazi, kolegu im Dritan Abazoviq e hodhi poshtë këtë mundësi, duke kërkuar ekskluzivisht që të jetë kryeministër dhe model i mbështetjes së minoriteteve”, tha Knezeviq.

Siç theksoi ai, kjo do të jetë oferta e fundit e Frontit Demokratik. “Ne nuk po kërcënojmë askënd, vetëm po themi se nuk do të lejojmë më poshtërimin e qytetarëve që votuan për ndryshime më 30 gusht 2020″, pohoi ai.

Kavçanët nën vëzhgim për rrezikimin e Abazoviqit

Pas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë se siguria e Zëvendës Kryeministrit Dritan Abazoviq është  e rrezikuar për shkak të arrestimit të anëtarëve të “klanit Kavaç”, Prokuroria Speciale e Shtetit formoi një procedurë për të përcaktuar se kush  është një rrezik për Zëvendës Kryeministrin , Shkruan Dan.

Në mars, Ministria e Brendshme njoftoi se kishte informacione që aktivitetet e planifikuara kishin për qëllim rrezikimin e jetës së Abazoviqit për shkak të arrestimit të “Kavçanit” për shkak të krimeve të rënda.

“Çështja që është formuar është në fazën e hetimit dhe më shumë informacion dhe të dhëna nuk mund të zbulohen në mënyrë që të mbrohen interesat e procedurës,”  ka thënë për gazetën  Dan  Sanja Joviçeviq, prokurore speciale dhe zëdhënëse e Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Pas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë,  Abazoviqit është përforcuar sigurimi  .

 

  • 1

    Radio