Aktuale Më shumë

Taekwondo: Enes Dushku kurorëzohet me medalje të artë

Prej tvteuta19:50, 16 Tetor 2022

Gjatë vikendit me datë 15-16.10.2022 në Podgoricë është duke u mbajtur turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të taekwondo-së “Montenegro Podgorica open 2022” i nivelit G2/E2, nivel ky i cili shërben për rang listën botërore. Ky aktivitet i taekwondo-së mblodhi rreth 500 sportist, nga 28 vende të botës. Ditën e shtunë në program ishin kategoria kadet dhe junior ndërsa ditën e diel vazhdon me kategorinë seniorë.

Në këtë garë të këtij niveli u paraqitë edhe klubi i taekwondo-së Ulqini me katër sportistë, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Enes Dushku. Me garat e nivelit G2/E2 pretendojmë të grumbullojnë sa më shumë pikë në mënyrë që të ngritemi sa më lartë në renditjen botërore, rënditje e cila do ti dërgojë më lehtë në kampionatin Europian për kadet i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor në Malta .

Sportisti nga Ulqini Enes Dushku pas tre ndeshjeve të fituara u kurorzua me medalje të artë në kategorinë kadet -61kg duke fituar edhe pikë të vlefshme që do ta ndihmojë të ngritet edhe më lartë në rang listën botërore.
Tkd Ulqini

  • 1

    Radio