Aktuale Më shumë

Super e marta: Fitojnë Klinton dhe Tramp

Prej tvteuta09:33, 2 Mars 2016

Projeksionet tregojnë se republikani, Donald Trump, dhe demokratja, Hillary Clinton, kanë arritur fitore në zgjedhjet për nominim partiak në ditën e njohur si “Super e Martë”, meqë këtë ditë mbahen votime në 12 shtete.

Clinton dheTrump fituan në 7 prej 12 shteteve të Shteteve të Bashkuara, që votuan dje, sipas projeksioneve nga rrjetet televizive, CNN, Fox News, e të tjera. Kandidati republikan, Donald Trump, fitoi në Alabama, Gjorgjia, Masaçusets, Virxhinia, Arkanzas, Vermont dhe Tenesi, ndërsa demokratja Hillary Clinton, fitoi në Alabama, Gjorgjia, Tenesi, Teksas, Arkanzas, Masaçusets dhe Virxhina.

Rivali i saj, Bernie Sanders, që përshkruhet si demokrat socialist, sipas projeksioneve fiton në shtetin e tij, Vermont,  Okllahoma e Kolorado. Rivali i zotit Trump në mesin e republikanëve, senatori Ted Cruz, ka fituar në shtetin e tij, Teksas dhe në Okllahoma. Kandidati tjetër republikan, senatori Marco Rubio, fitoi në Minesota.

  • 1

    Radio