Aktuale Më shumë

Sulmuesi në Stamboll ka qenë i regjistruar

Prej tvteuta09:43, 14 Janar 2016

Sulmuesi vetëvrasës, i cili ka vrarë dhjetë veta në qendrën turistike të Stambollit, ka qenë i regjistruar tek autoritetet turke të migracionit, por nuk ka qenë në listë të militantëve të dyshuar, ka thënë ministri i Brendshëm i Turqisë Efkan Ala.

Sulmuesi, militant i grupit Shteti Islamik, i cili mendohet se është kthyer nga Siria së voni, ka hedhur veten në erë të martën në Sheshin Sultanahmet, pranë Xhamisë së Kaltër dhe muzeut Hagia Sophia, të dyja këto atraksione turistike.

  • 1

    Radio