Sociale

Sociale Më shumë

SULMOHET ZYRA E LD në MZ NË ULQIN

Prej tvteuta15 February 2016

Pas heqjes se flamurit kombetare nga hapesirat e KKSH-se, tani sulmi i radhes ishin hapesirat e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Kryetari i kesja partie, z.Mehmet Bardhi denoi ashpër këtë akt vandal nëpërmes të një komunikate për opinion të cilën mund ta lexoni në tërësi: Të nderuar anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Të nderuar qytetarë shqiptarë dhe ju të tjerë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, nacionale apo fetare, Para një dite ishim dëshmitarë të një akti vandal të sulmit të zyreve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në Ulqin, me të cilin rast, siç njoftuan nga zyra e tyre, me tekst dhe me fotografi, persona të paidentifikuar »Me datë 11 shkurt 2016, gjatë natës ndërmjet të mërkurës dhe të enjtës, nga zyrat të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, është hequr me dhunë Flamuri kombëtar i shqiptarëve, së bashku me mbajtësen metalike e cila ishte e vendosur në mur, ndërsa flamuri është vjedhur“, të cilin akt me forcën më të madhe të dinjitetit njerëzor e kombëtar LD në MZ, anëtarët dhe përkrahësit e e vërtetë të saj, e dënojmë pa rezervë, vetëm pas një dite, konkretisht në mes të të enjës dhe të premtën, dora e zezë në natën e zezë e me shi, siç e kanë zanat të ligjtë, rrengaxhinjtë e keqbërësit ordinerë, po ashtu sulmuan zyrën e Lidhjes Demokratike në MZ, në rrugën Nëna Terezë në Ulqin, me të cilin rast një person apo më shumë sish, deri tash për ne të panjohur, natën në mes të enjtes në të premte (gjegjësisht te datës 12 dhe 13 shkurt 2016) e thyen shtizën në të cilën mbi derë të zyrës ishte i vendosur flamuri kombëtar shqiptar dhe e grabiti-ën në mënyrën më brutale flamurin me me gjithë pjesën e shtizës së thyer… Ky akt dhunues e vepër vandale, e kryer nga një apo më shumë persona, deri tash për ne të paidentifikuar, nuk është vetëm një akt kundër pasurisë së tjetrit, por duke marrë parasysh dhunimin e simbolit kombëtar shqiptar – flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenore, flamurin e Skënderbeut të vjetër më se pesë shekujs e gjysmë, pikë së pari e kuptojmë si vepër e menduar mirë dhe sulm drejtuar kundër qenies shoqëroro-politike e kombëtare shqiptare, kërcënim dhe sulm jo vetëm ndaj partisë sonë politike, de jure parlamentare, por edhe si sulm ndaj krejt kombit – popullit shqiptar, i cili me shekuj jeton në vatrat e veta stërgjyshore në këto treva etnike, sot në Malin e Zi. Theksojmë se këtë rast organet kompetente po edhe ne, duhet ta marrin shumë seriozisht, kur e dimë se një sulm i tillë ndaj zyrës sonë po ashtu në Ulqin, ka ndodh mu edhe para një viti, pikërisht më 24 shkurt 2015, për të cilin sulm Organet Policore janë njoftuar me shkrim si edhe opinioni i gjerë, por fatkeqësisht as sot e kësaj dite nuk kemi ndonjë informatë kthyese se çka është ndërmarrë në lidhje me të, a ka vlerësime apo indikacione kush mund të jetë apo të jenë kryesit e një akti të tillë antishqiptar dhe akt kundër paqës e qetësisë publike e mbi të gjitha cenim i të drejtave themelore njerëzore, natyrore, historike, kombëtare shqiptare e demokratike, qëllimi i tyre apo urdhërdhënësit eventualë. Gjithë kjo situatë bëhet më serioze, siç thamë se sulme të tilla janë kryer edhe ndaj zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar, të cilat gjinden në pesëdhjetë metra largësi nga Stacioni i Policisë, vjet edhe sivjet, por dhunuesit nuk janë zbuluar!? Lidhja Demokratike në Mal të Zi, edhe kësaj here, këtë sulm e akt vandal e paraqiti me shkrim në organet kompetente, në Ministrinë e Punëve të Brendshme – në Polici në Ulqin, me kërkesë që kësaj here të ndërmarrin të gjitha veprimet operative të përcaktuara me ligj për të identifikua kryesin-it e këtij akti dhunues e vandal, i cili është jo vetëm një obligim sipas detyrës zyrtare po edhe obligim ligjor ndaj subjektit tonë, si parti, de jure parlamentare, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve, pa marrë parsysh përkatësitë, në mënyrë që të sigurohet paqa e qetësia dhe të largojë kërcënimin që reflektojnë e që provokojnë këto veprime jocivilizuese, jonjerëzore, thellësisht armiqësore dhe vepër vandale. Prova: fotografi nga zyra e LD në MZ në Ulqin, ku shihet një pjesë e shtizës së thyer ku ishte i vendosur flamuri ynë kombëtar Ulqin , më   12 shkurt 2016; 30-2/2016 Shënim: Komunikata dhe Akti i paraqitjes në Polici të kësaj vepre dhunuese e vandale u dërgohet:

  • Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi – Policisë,
  • Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Pakicave
  • Kryetarit të Malit të Zi
  • Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi
  • Kryeministrit të Malit të Zi
  • Shefit të Delegacionit të UE-së në Podgoricë
  • Ambasadave: të Shqipërisë, SHBA, Gjermanisë etj.
  • Organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
  • Kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të KK të Ulqinit
  • Mediave të shtypura dhe elektronike …
  SHËRBIMI PËR INFORMIM   Mehmet BARDHI, kryetari i LD në MZ   Sulmohet zyra e LD në MZ së në Ulqin Mehmet Bardhi Ulqin Sulmohet zyra e LD në MZ së në Ulqin, Vidhet Flamuri Shqiptar