Sulmohet fizikisht sekretari Mustaf Gorana
Prej tvteuta10:05, 1 Qershor 2016
Mbrëmë rreth ores 21:00 Sekretari për ceshtje komunale në Komunën e Ulqinit, Mustaf Gorana, u sulmua fizikishte nga një person tjetër.
Ngjarja ndodhi në restorantin “Avanti” pasi që Gorana u sulmua verbalisht pastaj edhe fizikish nga personi në fjalë. Sipas informatave paraprake bëhet fjalë për Reshid Titi Resulbegoviq, djalin e zyrtarit të lartë të Socialdemokrateve Selim Resulbegoviqit i cili fillimisht e akuzoi verbalisht sekretarin për dëme ndaj familjes se tij e pastaj edhe e sulmoj fizikisht.
Për këtë ngjarje janë njoftuar autoritetet përkatëse të cilët pritet të marrin masat e duhura.