Aktuale Më shumë

Sulmet kibernetike: Sistemi elektroenergjetik në Mal të Zi po funksionon pa probleme

Prej tvteuta15:31, 27 Gusht 2022

Sistemi i përçimit të energjisë elektrike në Mal të Zi aktualisht po funksionon pa probleme, pavarësisht ekspozimit serioz ndaj sulmeve kibernetike, njoftoi kompania Sistemi i Shpërndarjes Elektrike të Malit të Zi (CGES).

Siç tha kryetari i Bordit të Drejtorëve të asaj kompanie, Mijat Mirkoviq, kjo kompani, në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Administratës Publike, ka marrë masa adekuate për të mbrojtur të gjitha sistemet dhe shërbimet e saj jetike, me aftësitë dhe kapacitetet e personelit profesional që ka në dispozicion. “Për momentin, sistemi i transmetimit të energjisë elektrike po funksionon pa probleme, pavarësisht ekspozimit serioz ndaj sulmeve kibernetike”, tha Mirkoviq për agjencinë MINA.

Ai shtoi se kompania do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të siguruar interesin primar publik, e që është furnizimi i rregullt dhe stabil me energji elektrike.

  • 1

    Radio