Sociale Më shumë

Sulm në Kaliforni: Rreth 20 të vdekur e dhjetra të plagosur

Prej tvteuta10:07, 3 Dhjetor 2015

Një sulm i armatosur ka ndodhur dje pasdite në Kaliforni dhe fillimisht flitet për rreth 20 persona të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Sulmi ka ndodhur pranë një qendre sociale ku trajtohen njerëzit me aftësi të kufizuara në San Bernardino, qytet me 200.000 banorë në afërsi të Los Angjelos.

Pas aktit makabër të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja dhe pastaj janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Të dhënat paraprake tregojnë se sulmuesit janë një cift musliman por se nuk dihet akoma nëse arsyet e sulmit kanë motive terroriste.

  • 1

    Radio