Sukobinë-Muriqan: Sekuestrohen 18kg drogë

Prej tvteuta09:53, 22 Nëntor 2016

Zyrtarët e Policisë dhe në Drejtorisë doganore në kalimin e përbashkët të kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobin – Muriqan, në bashkëpunim me policinë kufitare të Shqipërisë, në një automjet drejtuar nga shtetas shqiptar zbuluan 18 kg drogë kanabis sativa.

Policët dhe doganierët gjatë kontrollit të detajuar të personave dhe automjetit gjetën 18 pako plastike me përmbajtje lëndë bimore me një peshë totale prej 18 kg, e cila dyshohet të jetë drogë narkotike marihuanë dhe se qëllimi ishte kontrabandimi në Mal të Zi. Në përputhje me Protokollin personat e ndaluar, makina dhe droga u shoqëruan nga policia e Shqipërisë për procedim të mëtejshëm.

  • 1

    Radio