Aktuale Më shumë

Strikoviq: Abazoviq të kërkojë falje për fjalët “ju pengoj sepse jam pjestar i popullit pakicë”

Prej tvteuta16:24, 19 Gusht 2022

Deputeti i SDP-së Adnan Strikoviq gjatë séances së sotme parlamentare deklaroi se misioni I kësaj qeverie ka përfunduar, sepse kjo qeveri nuk e ka besimin e 68 deputeteve te cilet kane dorezuar dy iniciativa per mocion te qeverise.

Ai poashtu vuri theks të posaçëm tek diskutimi I kryeministrit Abazoviq, I cili tha se ndaj  tij është krijuar urrejtje sepse është shqiptarë.

“Deklarata e sotme më goditi shumë si person. Unë jam më i ndjeshëm kur dikush ndjen urrejtje ndaj meje, sidomos kur ndjen urrejtje kombëtare dhe që unë jam bashkuar me dikë në atë urrejtje. Për mua, që jam një boshnjak dhe musliman, të mendoj se i urrej shqiptarët, mendoj se shkon poshtë nivelit tuaj dhe tim. Kjo meriton që të delni dhe të kërrkoni falje. Nuk është në mënyrën time, prandaj nuk do të them se duhet të keni turp, por ju lutemi dilni dhe tërhiqeni deklaratën”, tha  ndër të tjera Strikoviq.

  • 1

    Radio