Sociale Më shumë

Stoltenberg: Protokolli të ratifikohet sa më shpejt

Prej tvteuta15:59, 21 Nëntor 2016

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit të Malit të Zi në NATO,  që ta bëjnë atë sa më shpejt. Na sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Stamboll, Stoltenberg përsëriti se zgjerimi i Aleancës vazhdon me anëtaren e re – Malin e Zi dh i  ftoi ato parlamente që nuk e kanë bërë këtë, të ratifikojnë antarsimin e Malit të Zi në Aleancë. Kjo, tha ai, është në përgjegjësinë e tyre.

“Samiti i NATO-s do të mbahet vitin e ardhshëm dhe mendoj se ratifikimi duhet të përfundojë deri atëherë, në mënyrë që Mali i Zi të mirpritet si anëtar i plotë në Samitin e vitit 2017”, tha Stoltenberg.

  • 1

    Radio