Rajoni/Bota Më shumë

Stoltenberg: “Nuk do të lejojmë të na shantazhojë Rusia”

Prej tvteuta09:21, 20 Tetor 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bën thirrje partnerëve të aleancës për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore ai e konsideron të vogël. Jens Stoltenberg referoi në kuadër të aktivitetit organizuar në Forumin e Berlinit për Politikën e Jashtme nga fondacioni Körber: Janë kohë dramatike, për Evropën, për NATO-n, për Gjermaninë. Lufta në Ukrainë po përshkallëzohet nga sulmet ajrore ruse ndaj qyteteve dhe nga kërcënimet e mëtejshme nukleare të Moskës. Megjithatë Stoltenberg është i sigurt: “Putin nuk do t’ia dalë” të thyejë vullnetin luftarak të popullit ukrainas. Me ndihmën e mbështetjes ushtarake perëndimore është bërë e mundur të neutralizohen shumë raketa dhe dronë rusë. Stoltenberg vlerëson veçanërisht sistemet e mbrojtjes nga ajri të dërguara nga Gjermania.

  • 1

    Radio