Politikë Më shumë

Stolltenberg;Mali i Zi drejt përparimit

Prej tvteuta12:02, 16 Tetor 2015

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, dhe ambasadorët e 28 shteteve anëtare të aleancës , të cilët qëndrojnë për vizitë zyrtare në Mal të Zi,  vazhduan bisedimet me zyrtarët dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare. Stolltenberg,në kuadër të vizitës të Këshillit të Atlantikut Verior në Mal të Zi,  është takuar me presidentin Filip Vujanoviq, nënkryetarët e qeverisë, Dushko Markoviq dhe Igor Llukshiq,  si dhe me ministrin e mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq. Ai ka vlerësuar se mbështetja e qytetarëve të Malit të Zi për anëtarësimin në NATO është në rritje dhe se ky trend është gjithnjë i pranishëm duke shtuar se parlamenti e ka mandatin të sjellë vendimin përfundimtar . Stolltenmberg ka theksuar se Mali i Zi, ka përparuar dhe për këtë arsye e falënderoi shtetin.

  • 1

    Radio