Aktuale Më shumë

Stojanoviq: Nuk do të lejojmë anarki ditën e zgjedhjeve

Prej tvteuta16:10, 3 Tetor 2016

Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Sllavko Stojanoviq deklaroi se policia e shtetit më 16 tetor nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të shkaktuar çrregullime, e sidomos jo sulme mbi oficerët e saj, ashtu si ndodhi gjatë protestave të vitit të kaluar, të organizuara nga Fronti Demokratik. “Në çdo përpjekje për të shkaktuar trazira në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë shpalljes së rezultateve, do të reagojmë si ndaj tentativave për të rrëzuar shtetin dhe vullnetin zgjedhor të votuesve dhe do të përdorim të gjitha mjetet e ligjshme për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shtetasve malazezë.

Ne i kemi marrë shumë seriozisht kërcënimet e Frontit Demokratik dhe mbështetësve të tyre se nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve, prandaj edhe jemi duke u përgatitur për një skenar të tillë”, tha  Stojanoviq. “Nëse kjo ndodh, ata do të marrin  përgjigje adekuate të përcaktuar me ligj në të gjitha rastet kur sistemi dhe rendi kushtetues janë të kërcënuar” , ishte kategorik Stojanoviq.

  • 1

    Radio