Rajoni/Bota Më shumë

State Department: Nuk ka gjasa që sulmi të jetë pjesë e një kërcënimi të gjërë

Prej tvteuta10:01, 23 Shkurt 2018

Në lidhje me sulmin drejt ambasadës amerikane në Podgoricë ka reaguar edhe State Department, i cili ka përcjellur mendimin e Ambasadës së SHBA-së se nuk ka tregues që flasin për një  kërcënim të gjërë , por hetimet për motivet e sulmuesit janë duke vazhduar.

Zëdhënësja e State Department Heather Nauert (Heder Nojer), tha në konferencë për media se ambasada është duke bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë  me policinë për zbardhjen e ngjarjes. Shërbimi i dhënies së vizave edhe sot nuk do të jetë në funksion dhe për këtë do të caktohen afate të tjera në ditët në vijim.

  • 1

    Radio