Politikë

Aktuale Më shumë

State Department kritikon veprat korruptive në Mal të Zi

Prej tvteuta15 April 2016

Në Mal të Zi korrupsioni është ndër problemet më të mëdha, kur janë në pyetje të drejtat e njeriut, kurse Qeveria nuk zbaton ligjet kundër korrupsionit, theksohet në raportin e Departamentit amerikan të shtetit mbi Malin e Zi për vitin e kaluar.

Në raport, theksohet se mos dënimi edhe më tej paraqet problem, edhe pse është rritur numri i akuzave për korrupsioni duke përfshirë edhe funksionarë të caktuar nga radhët e partisë në pushtet. Ekzistojnë të dhëna se zyrtarë dhe qeveritarë të caktuar kanë qenë të përfshirë në veprime korruptive, por kanë mbetur të padënuar, thuhet në raportin, të cilin e ka paraqitur sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri.

Në dokument konstatohet se politizimi, rrogat e ulëta, mungesa e motivimit dhe e stërvitjes të punësuarve në sektorin publik kanë siguruar “truall të plleshëm për korrupsion”.