Stankoviq: “Ligji nuk e njeh qeverinë dhe opozitën, por vetëm detyrimet dhe autorët e krimit”

Prej tvteuta16:21, 29 Shtator 2016

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor, Prokuroria do të punojë në bazë të rendit të përcaktuar  për të parandaluar abuzimet e mundshme dhe veprat penale, thotë  Kryeprokurori i Shtetit Ivica Stankoviq. Në këtë mënyrë njerëzit do të jenë në gjendje të aktivizohen dhe të paraqesin veprimet e ndaluara me ligj që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Nëse qytetarët që shkojnë në qendrat e votimit dhe ata që të vërejnë akte në kundërshtim me ligjin gjatë procesit zgjedhor,  mund të kontaktojnë zyrën e prokurorit për abuzime të mundshme. Paraqitjet e tilla mund të bëhen me gojë ose në mënyrë elektronike. “Ne do të përpiqemi të përgjigjemi menjëherë, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe të aplikojmë një qasje proaktive dhe do të marrim masa të menjëhershme në qoftë se informacionet janë të sakta”, tha Stankoviq.

  • 1

    Radio