Aktuale Më shumë

Stabilizohet furnizimi me ujë në Kala. Zaga: Po bëjmë maksimumin, situata nuk është ideale

Prej tvteuta17:48, 19 Gusht 2022

Në pikun e sezonit turistik Qyteti i Vjetër i Ulqinit për gati një muaj ishte pa furnizim me ujë, çka solli edhe protestë të qytetarëve të kësaj zone. Arsyet për mungesën e ujit thonë në ndërmarrjen “Ujësjellës – kanalizime” janë të shumta, duke filluar nga situata e përgjithëshme hidrologjike por edhe infrastruktura e vjetëruar. Megjithatë, pas një  kohe të gjatë u arrit stabilizimi i furnizimit me ujë në zonën më atraktive të qytetit. Në ndërmarrjen në fjalë kanë arritur që nëpërmjet disa intervenimeve të sigurojnë normalizimin e situatës, edhe pse gjendja nuk është ideale, thotë drejtori Ajet Zaga.

Ditët e fundit përveç situatës së rënduar hidrologjike ka pasur edhe prishje në tuabcionet kryesore, të cilët kanë ndikuar që zona të Ulqinit të mbeten pa ujë. Zaga thotë se kanë bërë maksimumin që prishjet ti sanojnë sa më shpejt që ishte e mundur.

Ndërmarrja në këto momente po furnizon konsumatorët me kapacitetin maksimal prej 330 litra në sekondë, 60 prej të cilëve merren nga Ujësjellësi rajonal. Drejtori Zaga apelon tek qytetarët që kur ka ndalim të ujit, i njëjti të mos përdoret të paktën dy orë pas rivendosjes së furnizimit, pasi si pasojë e ndalimit të pompave vjen deri tek ndotja. Sa i përket problemeve eventuale, ata do të vazhdojnë të monitorojnë situatën, derisa të pëmrisohet situata hidrologjike .

  • 1

    Radio