Sporti Më shumë

Sporti i dominuar nga burrat po bëhet i famshëm nga gratë në Brazil

Prej tvteuta20:28, 13 Mars 2023

Për dekada me radhë “altinha” është luajtur në plazhin e famshëm Ipanema të Rios në Brazil.

Mirëpo së fundmi ka ndryshime të mëdha në sportin e plazhit, sidomos në dy vitet e fundit kur njerëzit kanë nisur të kthehen në plazhet e mbyllura nga pandemia.

Gratë po marrin pjesë në lojën që dikur, ashtu si futbolli, ishte cilësuar si sport i burrave.

Qëllimi i lojës është që topi të mbetet sa më shumë në ajër. Lojtarët mund të përdorin gjitha pjesët e trupit, përveç duarve.

Ata qëndrojnë në rreth dhe hedhin topin te njëri-tjetri.

Gratë kanë nisur të luajnë këtë lojë dhe të inkurajohen nga shkollat që janë hapur enkas për këtë sport të plazhit.

Këto shkolla thonë se gratë përbëjnë 60 për qind e atyre që stërviten.

Gabriela Ferreira studente e edukatës fizike është në mesin e atyre që kanë nisur stërvitjet për këtë sport.

“Shumë prej shoqeve dëshirojnë që të mësojnë me qëllim që të mund të luajnë kur të vijnë në plazh”, ka thënë ajo.

Ky sport ka rrokur vëmendjen edhe të britanikes Constance Mallaret, e cila është duke punuar në Rio si gazetare e pavarur.

Ajo menjëherë është regjistruar në shkollën Empoderalta që është hapur në vitin 2021. Të gjitha anëtaret janë gra.

Ajo thotë se ka të bëjë me mësimin e këtij sporti, stërvitjet dhe idenë që të jesh sa më shumë në plazh.

Shkolla e Russo Falcaos në plazhin e Copacabanas është një prej 20 të tillave që operojnë nëpër plazhet e Rios.

Falcao thotë se këto ditë ka vetëm studente, trend që ka vazhduar në dy vjetët e fundit.

Në garat e këtij sporti pikët humben vetëm kur topi bie në tokë.

Mirëpo mund të fitohen pikë shtesë nëse lojtarët bëjnë lëvizje akrobatike.

  • 1

    Radio