Sporti Më shumë

Spanja starton me fitore bindëse në Eurobasket

Prej tvteuta18:06, 1 Shtator 2022

Përfaqësuesja e Spanjës ka nisur me fitore garat në “Eurobasket 2022”. Në ndeshjen e parë të këtij turneu që nisi të enjten, Spanja triumfoi ndaj Bullgarisë me shifrat 114:87.

Ky duel u zhvillua në “Tbilisi Arena” të Gjeorgjisë dhe i takoi Grupit A.

Gjatë tërë ndeshjes, Spanja ishte bindshëm më e mirë se Bullgaria që nuk arriti ta fitojë asnjë çerek.

Lorenzo Brown me 17 pikë të shënuara ishte më efikasi te Spanja, i përcjell nga Willy Hernangomez (16) e Rodolfo Fernandez (14).

Te Bullgaria më efikasi ishte Aleksandar Vezenkov me 26 pikë të realizuara.

  • 1

    Radio