Spanja, kampione e Evropës në basketboll

Prej tvteuta16:49, 19 Shtator 2022

Spanja është kampione e Evropës në basketboll. Në finale të Eurobasketit, Spanja e ka mposhtur Francën me rezultatin 88:76.

Finalja e Eurobasketit është luajtur të dielën mbrëma në Berlin. Spanja është shkëputur në çerekun e parë dhe ka mbajtur epërsinë deri në fund. Çerekun e parë e fitoi me rezultatin 23:14. Juancho Hernangomes udhëhoqi Spanjën me 27 pikë e pesë kërcime. Evan Fournier ishte më i miri te Franca me 23 pikë.

Spanja në fakt nuk është llogaritur në mesin e favoriteve. Por i ka besuar grupit të lojtarëve dhe ka arritur suksesin madhor.

Është hera e katërt që spanjollët fitojnë Eurobasketin. Për herë të parë e kishin fituar në vitin 2009. Kampionë të Evropës ishin edhe në vitin 2011 e në vitin 2015

  • 1

    Radio