Aktuale Më shumë

Spajiq: Qeveria do të ofrojë mbështetjen e duhur

Prej tvteuta12:16, 14 Prill 2024

Kryeministri Millojko Spajiq tha se arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të policisë Zoran Llazoviq dhe ish-kryeprokurorit special Millivoje Katniq dëshmon për shkallën e infiltrimit të krimit të organizuar në institucionet e sistemit, të krijuara në kohën e pushtetit të mëparshëm.

Spajiq përshëndeti luftën e vazhdueshme të SDT-së kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që qeveria aktuale, nëpërmjet krijimit të kushteve ligjore dhe praktike, të bëjë një ndërprerje të qartë nga praktika e mëparshme dhe në thelb ta bëjë vendin tonë europian – pra të çliruar nga plaga e krimit dhe korrupsionit që na ka ndjekur me dekada”, ka shkruar Spajiq në rrjetin X.

Sipas Spajiqit, secila degë e qeverisë duhet të bëjë punën e saj me motivin për të arritur një qëllim të përbashkët përmes bashkëpunimit efektiv.

“Dhe për punën profesionale dhe shumë të përgjegjshme të SDT-së – Qeveria dhe autoritetet kompetente do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e duhur, në mënyrë që sundimi i ligjit të zbatohet në mënyrë efikase dhe në masë të plotë”, përfundoi Spajiq.

Kujtojmë se Llazoviq dhe Katniq janë arrestuar herët në mëngjes me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe dyshohen për krijimin e organizatës kriminale dhe shpërdorim detyre.

 

 

  • 1

    Radio