Aktuale Më shumë

Spajiq: Nuk ka nevojë për haumarrje të re

Prej tvteuta18:35, 13 Nëntor 2021

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Millojko Spajiq  tha se Mali i Zi nuk ka nevojë për huazim shtesë, sepse financimi për vitin e ardhshëm ka përfunduar.  “E theksoj se nuk kemi nevojë për hua shtesë. Nëse situata në treg është e favorshme dhe huamarrja është më e lirë në atë moment, mund ta përdorim për të shlyer kreditë e pafavorshme të së kaluarës ose për rezervat për vitin 2023. ”, tha Spajiq në Twitter. Më herët, kreu i Lëvizjes për Ndryshime Nebojsha Medojeviq, tha se Spajiq po planifikon të marrë  borxh të ri prej 1.9 miliardë euro.  “Sipas planit për huamarrjen që do të miratohet në Kuvend, Spajiq kërkon që të marrim 500 milionë euro për financimin e mjeteve që mungojnë në buxhet, të rifinancojmë borxhin e shtetit me 900 milionë euro dhe 500 milionë euro të tjera për financim të deficitit dhe krijimin e një rezerve fiskale për vitin 2023”, tha Medojeviq në  deklaratë. Ai tha se Spajiq kërkon që  të mund të bëjë vetë marrëveshje shkëmbimi me kreditorët me kushte të panjohura dhe pa vendime specifike të Kuvendit.

  • 1

    Radio