Aktuale Më shumë

Spajiq: Me projektin “Evropa tani 2”, pensionet minimale 450 euro

Prej tvteuta13:29, 1 Shtator 2022

Në fazën e dytë të projektit “Evropa tani”, pensionet minimale do të jenë 450 euro.

Kështu ka bërë të ditur një nga themeluesit e lëvizjes “Evropa tani”, Millojko Spajiq, në konferencën e sotme për media. Ai tha se kësaj do t’i paraprijë një reformë komplekse e ligjit dhe i pyetur se kur do ta ndjejnë pensionistët rritjen e paralajmëruar, ai u përgjigj se afati paraprak është 12 muaj pas marrjes së detyrës pas zgjedhjeve dhe se pret që zbatimi të jetë me faza. “Ne kemi ndryshuar 19 ligje për “Evropa Tani 1.”

Parashikojmë që po aq ligje do të ndryshojnë për pjesën e dytë,” tha Spajiq. Ai shtoi se për realizimin e planit nevojitet një reformë e thellë e Fondit të Pensioneve dhe si një nga masat paralajmëroi që përfitimet për të papunët të ridrejtohen për pensionistët, sepse plani, siç thotë ai, është. për të ulur papunësinë në minimum. Ai tha se kjo ide nuk mund të realizohet pa duar në parlament dhe se kjo është një nga arsyet pse ata u aktivizuan politikisht, duke siguruar se do të relizojnë secilin premtim. Ai shtoi se synimi i lëvizjes “Evropa tani” është që pagat mesatare të jenë 1000 euro, pensionet minimale në 450 euro dhe eliminimi i papunësisë.

  • 1

    Radio