Aktuale Më shumë

Spajiq kritikon propozimin e buxhetit. Damjanoviq: Ai më së paku ka të drejtë të flasë

Prej tvteuta17:47, 16 Nëntor 2022

“Propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i paqëndrueshëm dhe i bërë politikisht për të rrëzuar vendin, edhe pse besojmë se qëllimet ishin të mira.”. Kjo  deklaratë kontadiktore është thelbi i asaj që sot në konferencën për media, thanë zyrtarët e lëvizjes “Evropa Tani”, Millojko Spajiq dhe Branko Krvavac. Spajiq tha se sipas buxhetit të propozuar, shpenzimet rrjedhëse janë më të larta se të hyrat, dhe se nuk ka të dhëna për lëvizjen e borxhit publik.

“Ky propozim buxhet është bërë politikisht për të rrëzuar shtetin, edhe pse ne besojmë në qëllimin e mirë të tij për të rritur pagat për disa kategori. Shpresoj që Qeveria me ndihmën e Kuvendit do ta rregullojë”, tha Spajiq. Në anën tjetër, ministri aktual i financave Aleksandar Damjanoviq ka reaguar duke thënë se komentet e ish-ministrit Spajiq janë të pavend dhe se ai ka më së paku të drejtë të flasë për këtë.

“Ka lëshuar obligacione në mënyrë të paligjshme dhe sekrete pa vendim në Fletoren Zyrtare, ka marrë opinion negativ nga Auditori Shtetëror, të cilin e quan të politizuar, por nuk e ka shqetësuar vlerësimi i tij për emetimin e bonove. Ndërsa sektorin e shëndetësisë e ka lënë në probleme të mëdha.”, tha Damjanoviq. Ai kujtoi se Spajiq kërkoi huamarrje prej 1.5 miliardë, të cilën ia bllokoi parlamenti. Kryeministri Dritan Abazoviq tha se e kupton kontekstin politik, por priste më shumë korrektësi nga Spajiq, të cilit partia e tij e mbështeti për propozimin e buxhetit me të ardhura që nuk ishin planifikuar në mënyrë reale.

  • 1

    Radio