Aktuale Më shumë

Spajiq: Jemi gati ta shtyjmë regjistrimin për më 4 dhjetor

Prej tvteuta14:46, 29 Nëntor 2023

Kryeministri Millojko Spajiq tha se nuk ka arsye për shtyrjen e regjistrimit, por shtoi se është i gatshëm ta shtyjë fillimin e regjistrimit për katër ditë. Ai tha se sot do të bisedojë me mazhorancën parlamentare, por do t’i dërgojë ofertë PDS-së për shtyrjen e regjistrimit për katër ditë deri më 3 dhjetor. “Dhe të shohim nëse qëllimet janë të mira apo të këqija”, tha Spajiq dhe shtoi se ekziston një nivel maksimal i kontrollit.

“Çdo pikë e marrëveshjes që kemi nënshkruar është përmbushur plotësisht”, u tha Spajiq gazetarëve.

Ai thotë gjithashtu se Monstat ka njoftuar se kanë “një numër të mjaftueshëm regjistruesish”.

“Sot, Monstat prezantoi gjithashtu specifikimet për softuerin,” tha Spajiq.

  • 1

    Radio