Sot votohet për 20 milion euro kredi
Prej tvteuta30 September 2015
Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal, ku pritet të miratohet investimi më i rëndësishëm për qytetin në dekadën e fundit. Këshilltarët do të votojnë pro apo kundër marrjes së kredisë prej 20 milion euro. Në rend të ditës do të jenë, Propozim vendimi I marrjes së kredis nga Komuna e Ulqinit në Bankën Europiane për investime për kreditimin e projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në Komunën e Ulqinit dhe propozim vendimi për marrjen e kredisë nga Komuna e Ulqinit në KFW Bankën për projektimin e furnizimit me ujë dhe ndarjen e ujrave të zeza në regjionin e bregdetit.