Aktuale Më shumë

Sot vazhdon dëgjimi i kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Prej tvteuta09:25, 27 Shtator 2022

Këshilli Kushtetues i Kuvendit të Malit të Zi do të vazhdojë sot seancat dëgjimore të kandidatëve për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes juristëve të dalluar.  Anëtarët e Këshillit do të dëgjojnë tetë kandidatët e mbetur, ndërsa më herët janë dëgjuar 11 prej tyre.

Gjykata Kushtetuese, nga gjithsej shtatë, tani ka vetëm tre anëtarë dhe nuk ka kuorum për punë. Kryetar është Budimir Shqepanoviq, ndërsa anëtarë Milorad Gogiq dhe Desanka Lopiçiq.  Anëtari tjetër Miodrag Iliçkoviq para pak kohësh i plotësoi kushtet për pension, ndërsa Dragoljub Drashkoviq doli në pension në fillim të vitit, e më parë edhe Hamdija Sharkinoviq dhe Mevlida Muratoviq.

  • 1

    Radio