Aktuale Më shumë

Sot seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Prej tvteuta07:56, 17 Mars 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thirrur për sot seancën e gjashtë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli për Siguri Kombëtare, përveç kryetarit të Këshillit Abazoviq, përbëhet nga këta anëtarë: Filip Axhiq, ministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator i Ministrisë së Mbrojtjes, Marko Kovaç, Ministër i Drejtësisë, Aleksandar Damjanoviq, Ministër i Financave, Boris Miliq, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Milan Knezheviq, kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit të Malit të Zi dhe Mevludin Nuhoxhiq, nënkryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit të Malit të Zi.

Sipas Kabinetit të Presidentit, në përputhje me nenin 6 të Rregullores së Punës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Administratës Policore Zoran Brgjanin, ushtruesi i detyrës së Prokurorit Suprem të Shtetit dhe Kryetarja e Këshillit Prokurorial Tatjana Begoviq dhe kryeprokurori special Vladimir Novoviq ishin të ftuar gjithashtu.

  • 1

    Radio