Sot seanca e Kuvendit. A do të mbijetojë Qeveria Abazoviq?

Prej tvteuta09:19, 19 Gusht 2022

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot në një seancë të jashtëzakonshme do të diskutojnë për mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Abazoviq.  Propozimi u iniciua nga 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Në arsyetim thuhet se Qeveria ka pasur detyrë prioritare krijimin e parakushteve për intensifikimin e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, bazuar në reformën e sistemit gjyqësor dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Vlerësohet se kanë munguar rezultatet konkrete në realizimin e prioriteteve dhe se gjendja e ekonomisë malazeze dhe gjendja epidemiologjike në vend janë përkeqësuar edhe më tej.

Propozuesit theksojnë se iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e propozojnë me qëllim që të mbrohen interesat jetike shtetërore të Malit të Zi dhe të ruhet mundësia që vendi të ecë shpejt në rrugën e integrimit evropian.

  • 1

    Radio