Sot prova për të eliminuar votuesit fantazëm
Prej tvteuta30 September 2016

Ministri i Brendshëm Goran Daniloviq njoftoi se prova e parë e listës së zgjedhësve me sistemin e ri AFIS do të fillojë sot, për të eliminuar dyshime nëse ka votues fantazëm në listën zgjedhore. Me këtë rast ai tha se lista e votuesve ende nuk është “pjekur” për nënshkrimin. “Mendoj ke ky proces do të zgjasë më shumë se 24 orë … Në çdo rast, AFIS me siguri do të largojë çdo dilemë që kemi me identitetin e dyfishtë të votuesve në listën zgjedhore. Kjo do të jetë një informacion i vlefshëm,” tha ministri Daniloviq.