SOT PRITET NËNSHKRIMI I MARRËVESHTJES SË 6 SUBJEKTEVE

Prej tvteuta10:25, 13 Mars 2016

Sot në ora 14.30 në sallën e madhe të komunës do të bëhet nënshkrimi i marrëveshtjes në mes të subjekteve shqiptare dhe Partisë Demoktatike të Socialistëve, ku si rezultat i rënjes së thellë në krizë të Komunës së Ulqinit, përsëri do të vijë deri te rikompozimi i pushtetit.

Edhe pse nga fillimi i funksionimit të pushtetit aktual, nuk priteshin rezultate konkrete, ajo u deshmua me krizën e shkaktuar kohëve të fundit, si politike ashtu edhe qeverisëse.

Nga akteret politikë janë përfolur dhe propozuar shume forma të tejkalimit të krizës, duke drejtuar opinionin kah zgjedhjet e parakohshme, por e tërë situata do të përfundojë me një koalicion të gjerë i cili në rrafshin tonë politik nuk është edhe aq i njohur.

Nga 33 këshilltarë sa numëron Kuvendi Komunal i Ulqinit, 26 do ta formojnë shumicën, tri parti dhe nje koalicion i përbërë nga 2 parti dhe një lëvizje, pra në tërësi shumica e përbërë nga 6 subjekte të ndryshme.

Ecuria dhe suksesi i këtij fenomeni mbetet të shihet në periudhën e ardhshme dyvjeçare.

  • 1

    Radio