Aktuale Më shumë

Sot nis Kampionati Botëror “Qatar 2022”

Prej tvteuta13:05, 20 Nëntor 2022

Sot nis Kampionati Botëror “Qatar 2022”.

Për plot një muaj adhuruesit e futbollit do të përjetojnë spektakël dhe emocione që do të dhurojnë 32 skuadrat pjesëmarrëse.

Loja e parë nis nga 17:00, në mes të organizatorit dhe Ekuadorit.

Në këtë kampionat do të mungojë edhe fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, por edhe protagonistë të tjerë si: Mohamed Salah, N’Golo Kante, Paul Pogba, e Marco Reus.

200 miliardë euro janë shpenzuar për organizimin e këtij kampionati, për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës.

Veçantia e tij është se për herë të parë një kampionat nuk po mbahet në verë.

Para nisjes së ndeshjes, pritet një performancë nga ylli i hip hopit Nicki Minaj, këngëtari Maluma dhe këngëtarja libaneze Myriam Fares të cilët do të sjellin këngën zyrtare të këtij botërori, “Tukoh Taka”, me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht.

  • 1

    Radio