Sot mblidhet Kuvendi i Mali të Zi. Në rend të ditës shkarkimi i Gjuroviq

Prej tvteuta09:14, 2 Shtator 2022

Kuvendi i Malit të Zi do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, ku si pikë e rendit të ditës është iniciativa për shkarkimin e kryeparlamentares Danijela Gjuroviq. Nisma është dorëzuar nga deputetët e Frontit Demokratik, Demokratëve, Demos, Malit të Zi të Vërtetë dhe Malit të Zi të Bashkuar.

Megjithatë, pritet që para seancës të mbahet një mbledhje e përfaqësuesve të partive që kanë formuar shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të vitit 2020, për të shikuar nëse mund të arrihet një marrëveshje për zgjidhjen e situatës politike në vend. Takimi organizohet me iniciativën e Frontit Demokratik. Fillimi i seancës së Kuvendit është caktuar për në orën 12:00, ndërsa takimi i përfaqësuesve të partive është caktuar një orë më herët.

  • 1

    Radio