Politikë Më shumë

Sot mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit

Prej tvteuta14:52, 23 Shtator 2015

Këshilltarët e Parlamentit lokal do të mbajnë sot mbledhjen e jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës. Pritet që ato të miratojnë vendimet për investime me vlerë 25 milion euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Në këtë mënyrë më në fund do të hapet hapësira për fillimin e investimeve të mëdha në objekte turistike në Plazh të madhe dhe Adë. Banka zhvillimore gjermane KfË javën e kaluar ka vendosur që me rreth dy milion euro të financojë punimin e Studimit të fizibilitetit për këtë sektor në Ulqin, ndërsa vetëm në fazën e parë do të mundësojë kredinë për komunën prej 20 milion euro, garant i të cilit është Qeveria e Malit të Zi.Këshillitarët do të votojnë edhe për kredi prej pesë milion euro, mjete të cilat do të dedikohen për rrjetin e kanalizimit në vendbanimet: Kodra, Totosh, Mali i bardh dhe Braticë.

  • 1

    Radio