Sot mbledhja e kolegjiumit të Kuvendit. Diskutim për shkurtimin e mandatit
Prej tvteuta22 September 2022

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Danijela Gjuroviq për sot ka caktuar kolegjiumin, ku ndër të tjera do të diskutohet për iniciativën e presidentit, Milo Gjukanoviq për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Kujtojmë Gjukanoviq i ka dërguar Gjuroviq propozimin për shkurtimin e mandatit të përbërjes së 27-të të Kuvendit të Malit të Zi. Kreu i klubit “E zeza në të bardhë” Milosh Konatar tha më herët se sipas njohurive të tij, seanca parlamentare për shkurtimin e mundshëm të mandatit është planifikuar për më 30 shtator.