Sot fillon shtypja e fletëvotimeve
Prej tvteuta8 October 2016

Shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi që do të mbahen më 16 tetor, ka filluar sot në shtypshkronjën Obod, në Cetinë. Procesin e shtypjes së fletëvotimeve mund ta përcjellin nga një përfaqësues i OJQ vendore dhe ndërkombëtare dhe i organizatave tjera ndërkombëtare por edhe përfaqësuesit e autorizuar të shteteve të jashtme të cilëve Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, u ka dhënë autorizime zyrtare për vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe përfaqësuesit e mediave, ka kumtuar kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ), Budimir Sharanoviq. Ai, po ashtu ka sqaruar se kërkesat për dhënie e autorizimit të veçantë, për procesin e shtypjes së fletëvotimeve duhet ti dorëzohet Komisionit SHtetëror të Zgjedhjeve, në Podgoricë.