Skender Elezaga zgjedhet kryetar i degës së PSD-së në Ulqin
Prej tvteuta5 December 2015
Me daten 05.12.2015 në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, u mbajt konventa e 8-te zgjedhore e Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate në Ulqin. Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i Këshillit Komunal në Ulqin Skender Elezagiq, i cili në fjalimin e vet theksoi rolin që kjo parti ka pasur në aritjet madhore të vendit në këtë çerek shekulli. Pas tij fjalime përshëndetëse mbajtën edhe kryetarët e partive tjera të ftuar si mysafir; Fatmir Gjeka, Loro Nrekiq, Nazif Cungu, Mehmet Zenka, Amir Hollaj, Mehmet Bardhi dhe Andrija Qetkoviq. Në fjalën e vet, kryetari i kësaj partie Ranko Krivokapiq, përmendi edhe kontributin e vazhdueshëm të pakicave në afirmimin e Malit të Zi si shtet qytetar dhe demokratik,sidomos atëherë kur këto ide ishin në kundërshtim me politikën zyrtare. Ai theksoi rëndësinë dhe nevojën e përmirsimit të mëtejshëm të pozitave të pakicave , pa të cilat Mali i Zi as nuk do të ishte shtet i pavarur, si dhe punën e mëtejshme në stabilizimin e vendit drejt integrimeve euroatlantike. Ne Konventen zgjedhore delegatet zgjodhen Skender Elezagen per kryetare te keshillit komunal.