Sot është Dita Ndërkombëtare pa Makina

Prej tvteuta10:58, 22 Shtator 2016

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit,që nga viti 1988 në Paris ka filluar të festohet kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Për më tepër në vitin 2007 në më shumë se 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme kanë shënuar këtë ditë me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma të  tjera alternative të transportit.Në këtë ditë të gjithë duhet të  japin shembullin personal për të shmangur lëvizjet me mjete motorike.

  • 1

    Radio