Aktuale Më shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës

Prej tvteuta11:36, 22 Prill 2016

Data 22 prill, njihet ne gjithe boten, si Dita Nderkombetare e Tokes.Kjo eshte nje dite qe sherben per te dhene alarmin per demet qe njerezimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokes dhe pasurive te tjera te natyres dhe te reflektoj e sensibilizohet per te ndalur shkaterrimin e metejshem te saj.

Ideja per Diten e Tokes eshte zhvilluar qe nga viti 1962.Me 22 Prill 1970 ne SHBA u mbajt nje manifestim i madh mjedisor,i pari i ketij lloji, prej nga edhe doli ideja per shpalljen e kesaj date si Dita e Planetit Toke. Qellimi i kesaj date mbetet mbrojtja fondamentale e planetit Toke dhe te gjitha resurseve te saj nga ndotja. Dita e planetit Toke, eshte nje levizje e cila angazhohet per perfshirjen e te gjitheve ne mbrojtje te Tokes.

Me 22 prill, ne mbare boten, dashamirese te mjedisit organizohen nje varg aktivitetesh per te miren e mjedisit dhe te njeriut, si: aktivitete pastrimi, gjelberimi, pyllezimi, manifestime ne forme protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, ore edukative me nxenes, konferenca shkenco re lidhur me problemet mjedisore etj.

  • 1

    Radio