Sot disa zona të qytetit pa rrymë

Prej tvteuta12:33, 19 Maj 2016

Sot disa pjesë të komunës së Ulqinit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike për disa orë për shkak të instalimit të orëve matëse dhe punimeve në rrjetin elektrik.

Nga  ora 9.00 deri në  ora 15.00 pa furnizim me energji elektrike do të mbetet qëndra e Shtojit, ndërsa nga ora 9.00 deri në ora 13.00 pa rrymë  do të jetë një pjesë e Gjeranave,  një pjesë e Kodrave dhe objekti Ideja.

Pa energji elektrike në Ulqin do të mbetet pjesa  e Totoshit  dhe Malit të Bardhë  prej  orës 13.00  deri në ora 15.30, lajmërojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

 

  • 1

    Radio