Aktuale Më shumë

Sot bisedimet për formimin e pushtetit në Podgoricë

Prej tvteuta08:23, 2 Nëntor 2022

Bartësit e katër listave elektorale duhet të nisin sot në kryeqytet diskutimet për formimin e pushtetit.

Lideri i lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Millatoviq, paraprakisht i ka dërguar një ftesë për mbledhjen fillestare për formimin e pushtetit në Podgoricë – bartëses së listës “Për të ardhmen e Podgoricës” Jellena Boroviniq Bojoviq, si dhe bartësve të listës “Shkojmë njerëz!” Danillo Sharanoviq dhe “Podgorica mundet— Ky është qyteti ynë!” Lluka Rakçeviq.

Ai propozoi që bartësit e listave fituese të marrin pjesë në takim së bashku me anëtarët e ekipeve negociatore.

“Unë jam i mendimit se ekipet deri në tre anëtarë janë formati optimal për diskutime. Besoj se në këtë takim, në një atmosferë të hapur dhe të përzemërt, do të shkëmbejmë mendime për prioritetet e administratës së ardhshme të qytetit, si dhe te përcaktojme parimet, formatin dhe dinamikën e diskutimeve të ardhshme”, theksoi Millatoviq në ftesë.

  • 1

    Radio