Sociale Më shumë

Sot bëhen 611 vjet nga lindja e Heroit të kombit Skënderbeut

Prej tvteuta12:41, 6 Maj 2016

Skënderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar dhe figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Njihet si themelues i shtetit mesjetar-shqiptarë. Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë «figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike.   Ai me 28 nëntor 1443 e shpall rimëkëmbjen e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

  • 1

    Radio