Sot 25 vite nga shpallja e Malit të Zi shtet ekologjik

Prej tvteuta10:31, 20 Shtator 2016

Deklarata për shpalljen e Malit të Zi si shtet ekologjik u miratua në seancën e parlamentit republikan të mbajtur në ambient të hapur,në  Zhabljak me 20 shtator të vitit 1991.

Në  Deklaratë u përcaktuan angazhimet dhe qëllimet strategjike që shteti të miratojë dhe të zbatojë normat dhe standardet më të larta në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjen e natyrës dhe zhvillimit ekonomik në parimet me sistemin ekologjikisht të qëndrueshëm. Dokumenti përcakton se Mali i Zi është i përkushtuar për ruajtjen e mjedisit natyror.

Vizioni i zhvillimit ekologjik të vendit është inkuadruar edhe në Kushtetutë, i cili përmban dispozita mbi angazhimin e Malit të Zi në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e bazuar në parimet e qëndrueshmërisë.

  • 1

    Radio